Fiorentina ka fituar 1-0 ndaj Atalantës, në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë. Në pjesën e parë, Mandragora realizoi një perlë të vërtetë, për t’i dhënë epërsinë vendasve nga Firenze.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Gasperinit shtuan presionin, por në portë Teracciano ishte vërtetë në një natë të mirë. Me pritjet e tij, portieri i njohur ishte vendimtar. Titullar në këtë takim ishte edhe Berat Gjimshiti. Skuadra e kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit, sfidë kjo që luhet me 24 prill.
(VIDEO)
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co