VIDEO/ Banorët e Floridës në ankth, ndërsa uragani Milton afrohet me shpejtësi

video banoret e florides ne ankth ndersa uragani milton afrohet me shpejtesi
video banoret e florides ne ankth ndersa uragani milton afrohet me shpejtesi

Banorët e Floridës po nxitojnë me përgatitjet emergjente, teksa uragani Milton po shkon me shpejtësi drejt zbarkimit në gjirin e shumë populluar Tampa.

Milton është aktualisht një stuhi e kategorisë së pestë, me erëra të forta që shkojnë deri në 270 km/orë. Ai pritet që të godasë me forcë të plotë mbrëmjen e së mërkurës, më pak se dy javë pasi shteti u godit nga uragani shkatërrues Helene.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi banorët në Florida që të ikin nga shtëpitë e tyre, si një çështje për “jetë a vdekje”, teksa shteti ndërmerr përpjekje për evakuiim tepër të madh.

Ndërkohë radhë të gjata në pompat e benzinës u krijuan në jug të Floridës, pasi disa pika filluan të mbaronin karburantin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →