Arsenali barazoi 1-1 ndaj Brighton në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit. Në pjesën e parë, ekipi i drejtuar nga Arteta u shfaq më kërkues, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit. Gjithsesi, prapavija mike ishte e vendosur mirë pas nuk lejoi hapësira.
Për të ardhur te goli i parë i ndeshjes, duhet të vinte minuta e 37-të, kur me një goditje të bukur Havertz dërgoi topin në rrjetë, për të ndezur kështu festën vendase në shkallët e stadiumit. Pjesa e dytë nuk nisi si duhet për Arsenalin, që mbeti me një lojtar më pak në fushë për shkak të daljes me karton të kuq të Rice në të 47-tën.
Në superioritet numerik, Brighton ia doli që të vendosë ekuilibrat në minutën e 58-të, me anë të Joao Pedro. Fundi i ndeshjes ishte mjaft emocionues, me të dyja skuadrat që patën rastet e tyre, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Arsenal ka 7 pikë dhe në sfidën tjetër luan ndaj Tottenham. Po kaq pikë ka edhe Brighton, që do sfidojë Ipsëich.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co