Pas triumfit ndaj Osasunas, Barcelona ruan ritmin dhe merr kështu një tjetër fitore me peshë. Alaves u imponua 1-3 ndaj katalanasve, në përballjen e mbajtur në Estadio Mendizorrotza (Vitoria-Gasteiz).
Ekipi i Xavit shkoi në dhomat e zhveshjes në avantazh, Leëandoëski vendosi ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 22-të. Në fillimin e pjesës së dytë, Barça “tregoi dhëmbët”, duke dyfishuar shifrat me Gundogan.
Omorodion futi vendasit sërish në lojë, por vetëm përkohësisht, pasi Vitor Roque shuajti shpresat e Alaves në të 63-tën. Pak më pas, Roque u shndërrua në protagonist negativ, teksa u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda 3 minutash, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak për më shumë se 20 minuta.
Asgjë për t’u shqetësuar gjithsesi për Barcelonën që triumfon dhe shkon në kuotën e 50 pikëve, në vendin e 3-të. Alaves është në mesin e tabelës.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co