Barcelona triumfon 2-1 ndaj Real Madrid, në një ndeshje miqësore spektakolare të luajtur në SHBA. Një “El Classico” me të vërtetë e bukur, me aromë speciale, për tifozët që me siguri nuk mbetën të zhgënjyer.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit që në fillim. Në minutën e 23-tën, Guler realizoi golin e parë të takimit, por nuk pati festë, pasi arbitri e anuloi për pozicion të parregullt. Në të 37-tën, Endrik pati një rast të mirë, gjithsesi nuk u tregua i saktë.
Për të ardhur te goli i parë i takimit, në të 42-tën, Leëandoëski shërbeu mjaft mirë për te Viktor, i cili nga fare pranë nuk e kishte të vështirë të shtynte topin drejt rrjetës. Në minutën e 54-të, ekipi i Flick dyfishoi shifrat, Viktor sërish protagonist , me sulmuesin 22 vjeçar që nuhati mjaft mirë një asist të Vales nga krahët. Los Blancos shkuartuan shifrat në të 82-tën me Paz, por tepër vonë, pa mundur dot t’i ndryshojnë udhë rrjedhës së takimit.
Përpara se të bëhet gati për finalen e Superkupës ndaj Atalantës, të besuarit e Ancelottit kanë në program një ndeshje miqësore ndaj Chelseat. Në krahun tjetër, Barça sfidon Milanin dhe Monakon, dy teste të rëndësishme para fillimit të La Liga.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co