Bota Sport

VIDEO/ Bardheblutë abonohen me barazimin, Tirana i ndal vrullin kampionëve të Egnatias

video bardheblute abonohen me barazimin tirana i ndal vrullin kampioneve te egnatias





































Tirana dhe Egnatia kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superiores.

F.Hazisllari

Sfida u zhbllokua në minutën e 16-të nga Zejnullai. Egnatia dominoi pothuajse gjithë pjesën e parë por në pjesën e dytë gjithccka ndryshoi për Tiranën. Haxhiu futet në lojë në pjesën e dytë dhe menjëherë jep asist për Zharmuni I cili rikthen baraspeshën.

Pavarësisht tentativave të skuadrave për të fituar ndeshjen, asnjëra prej tyre nuk ja doli duke e mbyllur sfidën në barazim

Kështu bardheblutë ndalin vrullin e kampionëve të Egnatias, ndërsa vetë marrin barazimin e tretë radhazi.

TIRANA 1-1 EGNATIA

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida, skuadrat ndajnë pikët!

90’+2’ Ahmetaj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndaljes së Kolës.

90’+1’ Jahaja nxjerr një top të mirë për Vuthajn, ky i fundit nuk arrin ta kapë topin i cili shkon në duart e Selmanit. (VIDEO)

90’ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Jonuzi lë fushën e lojës, ka minuta për Hajrulla Tola.

87′ Jahaja Muhamed futet në vend të Serxho Ujkës në lojë.

85′ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Prengaj dhe Dembele zëvendësohen nga trajneri Shkëmbi, ka minuta për Ndrecën dhe Metën.

79′ Zejnullai lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Ahmetaj.

76’ Vuthaj shprëdoron një rast të artë për të kaluar në avantazh Egnatian. (VIDEO)

75’ Zharmuni lë fushën, ka minuta për Bajroviç.

74’ Xhoel shkakton faull taktik kundër Gjumsit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

73’ Kola avancon me topin, por Fangaj i ndërpret ritmin.

70′ Minuta me ritëm, të dyja skuadrat kërkojnë të ushtrojnë presion te portat respektive, por mungon saktësia.

62′ Largohen Dylis dhe Lushkja, në lojë futen Drame dhe Xhoel.

59’ Jonuzi gjuan me të djahtën, topi ndalet nga lojtarët e Egnatias.

51’ Dylis ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Prengaj.

48’ GOOOL TIRANA 1-1/ Rimal Haxhiu vjen nga stoli dhe jep asist, Zharmuni nuk fal para portës së Dobjanit. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë, largohet Abel dhe në lojë futet Haxhiu.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45’+1’ Vuthaj niset me topin përpara, Mici e ndalon duke i hequr nga këmba një rast të artë. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45’ Zejnullai gjuan nga këndorja drejt zonës, Xhemajli provon me kokë por topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

39’ Abel kroson një top në zonë dhe gjen Soler, ky i fundit nuk arrin të godasë dhe e humbet topin. (VIDEO)

28’ Jonuzi tenton të gjejë golin e barazimit, por Xhemajli ndërhyn në momentin e duhur. (VIDEO)

26’ Abel gjuan nga goditja e dënimit, topi ndalet në murin mbrojtës të Egnatias. (VIDEO)

25′ Malota ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Soler.

22’ Zejnullai provon me të majtën, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

16’ GOOOL EGNATIA 0-1/ Aleksi nxjerr një top fantastik, Zejnullai nuk fal dhe kalon në avantazh skuadrën e tij. (VIDEO)

14’ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Ujkës, Mici ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

12’ Lushkja gjuan nga goditja e lirë, por Kola largon rrezikun nga zona. (VIDEO)

6’ Gjumsi i nxjerr një top fantastik Zharmunisë, ky i fundit shpërdoron një rast të artë për të gjetur avantazhin. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Soler, Prengaj, Jonuzi, Abel, Ismajli, Gjumsi, Kola, Zharmuni

Trajner: Bledi Shkëmbi

EGNATIA: Dobjani, Dylis, Aleksi, Vuthaj, Lushkja, Malota, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Fangaj

Trajner: Edlir Tetova

fdhh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts