Bayern mbetet perfekt në kampionat, teksa këtë të shtunë pasdite triumfoi 0-5 në shtëpinë e Werder Bremen. Me këtë rezultat, të besuarit e Kompany shkojnë në kuotën e 12 pikëve pas 4 ndeshjesh, duke mbajtur kreun e klasifikimit.
Në minutën e 22-të, bavarezët “rrëmben” mjaft mirë një top, me Olise që zhbllokoi shifrat. Në të 30-tën, pas disa lëvizjesh shumë të bukur të Olise, ky i fund shërbeu për Musiala, i cili nuk fali nga fare pranë portës.
Me rezultatin 0-2 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë mysafirët shtuan edhe më shumë ritmin. Në të 57-tën, Harry Kane thelloi shifrat, me një të djathtë tokazi, që ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri vendas.
Spektakli personal i Olise vijoi sërish, goli i katërt mban firmën e tij (60’). Në të 65-tën, një zbritje e shpejtë e Bayern u finalizua me gol nga Gnabry.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co