Shqiperia

VIDEO/ Blogerja italiane publikon videon tronditëse: Ndotje skandaloze në Liqenin e Komanit, mbetje plastike edhe një…frigorifer që “lundron” në ujë

video blogerja italiane publikon videon tronditese ndotje skandaloze ne liqenin e komanit mbetje plastike edhe njefrigorifer qe lundron ne uje
video blogerja italiane publikon videon tronditese ndotje skandaloze ne liqenin e komanit mbetje plastike edhe njefrigorifer qe lundron ne uje

Qindra turistë çdo ditë udhëtojnë me varkë nga diga e Liqenit të Komanit në drejtim të lumit të Shalës. Prej vitesh kjo zonë është një destinacion turistik i frekuentuar nga vizitorë vendas dhe të huaj. Rritja e fluksit të turistëve ka nxjerrë në pah dhe dokumentuar edhe një dukuri negative; ndotjen ekstreme të Liqenit të Komanit nga mbeturinat.

Një blogere italiane Alessia Rizzelli, e cila ka vizituar Shqipërinë muajin e fundit, ka postuar një video tronditëse në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara në rrjetin TikTok, shihen pamjet skandaloze nga liqeni i Komanit, ku mbizotërojnë mbeturinat.

Në video dëgjohet turistja e cila hedh poshtë edhe pretendimin se “ndotja është krijuar nga turistët e papërgjegjshëm”, duke shtuar se “mes mbeturinave shihet edhe një frigorifer”.

Ajo shton se “për të kaluar me varkë në këtë pjesë, duhet të fikësh motorin, ose ndryshe rrezikon ta prishësh”. 

Liqeni i Komanit prej javësh të tëra është pushtuar nga mbeturinat. Muaji korrik nisi me një fluks të lartë turistësh, që frekuentojnë lumin e Shalës, liqeni i Komanit nga stacioni ku nisen tragetet në drejtim në Lumin e Shalës e deri në vendmbërritje, është i ndotur tërësisht. Mbeturina të shumta kanë pushtuar sipërfaqen e këtij liqeni, një nga perlat e alpeve shqiptare. Kudo ndodhen mbeturinat, sidomos ato plastike, ndërkohë që dhjetëra anije dhe tragete udhëtojnë në këtë lum drejt liqenit të Shalës.

Prej javësh problematika e ndotjes së Liqenit të Komanit është bërë shqetësim, por pavarësisht përpjekjeve për pastrimin, situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik.

Të mahnitur nga bukuria e vendit, por të zhgënjyer nga ndotja, shprehen vizitorët e këtij liqeni.

Edhe pse denoncimet nga media dhe turistët nuk mungojnë, për pastrimin e Liqenit të Komanit nuk është marrë asnjë masë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts