Edhe në Rrugën e Kombit kanë nisur reshjet e dëborës, ku për pasojë të prezencës se akullit ka ndodhur edhe një aksident.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se në segmentin Fan-Kolsh ka prezencë të borës e akullit.
Siç shihet nga pamjet, një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Mësohet se në automjet udhëtonin tre persona.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co