Manchester Cityt i ka mjaftuar një gol për të mundur Bournemouth në kampionat me shfirat 0-1, në transfertën e “Vitality Stadium”. Kampionët e Anglisë dominuan në pjesën e parë, duke ushtruar presion në zonën e vendasve. Për të ardhur te goli, sfida u zhbllokua në favor të “qytetarëve” pas 25 minutash lojë, me anë të Foden.
Të besuarit e Iroalas provuan të bënin diçka me kundërsulme, duke vendosur jo pak në vështirësi portierin Ederson. Një goditje e bukur e Milos Kerkez u ndal nga “gardiani” i citizens, i cili u detyrua të devijojë topin në goditje nga këndi.
Në pjesën e dytë, Bournemouth u përkujdes në maksimum që të mos pësonte të dytin, me sfidën që nuk njohu ndryshim rezultati deri në vërshëllimen përfundimtare të arbitrit Gillett.
Trajneri i Cityt, Guardiola freskoi skuadrën në 45 minutat e dyta, me Nunes dhe Haaland që u zëvendësuan nga Doku dhe Alvarez. Skuadra nga Manchesteri shkon në kuotën e 59 pikëve, një pikë më pak se Liverpool.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co