VIDEO/ “Çmenduri” e Zvicrës, eurogol ndaj Italisë, avantazh i dyfishtë

video cmenduri e zvicres eurogol ndaj italise avantazh i dyfishte
video cmenduri e zvicres eurogol ndaj italise avantazh i dyfishte

Zvicra po udhëheq 2-0 ndaj Italisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me skuadrën helvete që u vendos menjëherë në kërkim të golit. Ekipi i Murat Yakin shtoi ndjeshëm presionin me kalimin e minutave, duke zhvendosur totalisht axurrët në gjysmëfushën e vet.

Të besuarit e Spalletit provuan të dilnin në lojën e tyre, gjithsesi për t’u përmendur vetëm disa aksione sporadike. Italia nuk shfrytëzoi si duhet një goditje dënimi në afërsi të zonës në të 19-tën, duke shpërdoruar kështu një mundësi të mirë. Në të 24-tën, Embolo gaboi i vetëm para portierit Donnarumma. Zvicra kaloi në avantazh me golin e Freuler në të 37-tën. Vargas dyfishoi shifrat me eurogol, sapo filloi pjesa e dytë.

Zvicra(3-4-3) – Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Freuler, Xhaka, Rieder; Vargas, Embolo, Ndoye. Trajner Yakin

Italia(4-3-3) – Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Cristante, Fagioli, Barella; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy. Trajner: Spalletti.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →