Shqiperia

VIDEO/ Ç’po ndodh pranë ambasadës amerikane, makinat e policisë rrethojnë “Golfin” e kuq

video cpo ndodh prane ambasades amerikane makinat e policise rrethojne golfin e kuq

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në rrugën e Elbasanit, ku forca të shumta policie kanë ndaluar një automjet tip Golf me ngjyrë të kuqe.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por nga pamjet filmike, dallohen qartazi forca të shumta policore, që kanë rrethuar automjetin.

Ka dyshime se policia mund të ketë ndjekur automjetin dhe e ka ndaluar te Rruga e Elbasanit, shumë pranë Ambasadës së SHBA.

[embedded content]

Ndoshta përqëndrimi i forcave të rendit pranë selisë diplomatike ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen, duke ngritur dyshime të shumta, edhe pse duket si një proces rutinë, që mund të ndodhte në çdo segment të rrugës.

  • foto galeri
  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts