Roma duket se ka rilindur nën drejtimin e De Rossit. Kryeqytetasit morën triumfin e 3-të radhazi, këtë herë duke mundur pastër në Olimpico Cagliarin me shifrat 4-0.
Vendasit realizuan shumë shpejt, që në minutën e dytë me Pellegrinin. Brenda pjesës së parë, Lukaku me shokë dyfishuan shifrat, me anë të Dybala. Mysafirët nga Sardenga pretenduan për penallti në fundin e pjesës së parë. Arbitri Marcenaro akordoi 11-metërshin për prekje me dorë, por ktheu mbrapsht vendimin, pas një rishikimi me VAR.
Në pjesën e dytë nuk u ndal festivali i golave, Dybala kompletoi dopietën, ndërsa më pas pati Hujisen shënoi emrin në listën e golashënuesve.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co