Talenti shqiptar, Maldin Kaçurri bëri debutimin me ekipin e parë të Arsenalit në duelin ndaj Boltonit, ku “topçinjtë” e Artetës triumfuan me rezultatin 5-1, të vlefshëm për Kupën Karabao. Dopieta e Nuaneri, si dhe golat e Rajs, Stërling dhe Haverc, “vulosën” triumfin spektakolar të Arsenalit, ndërkohë që golin e nderit për Boltonin e shënoi Kollins.