Bota Sport

VIDEO/ Debutim me gol dhe trofe! Mbape shënon dhe i jep Superkupën e Europës Realit përballë Atalantës së Gjimshitit

video debutim me gol dhe trofe mbape shenon dhe i jep superkupen e europes realit perballe atalantes se gjimshitit





































Real Madrid ka fituar për herë të gjashtë në histori Superkupën e Europës dhe e ka bërë këtë duke pasur si protagonist përballë Atalantës edhe të shumëpriturin Kilian Mbape.

mbape

Ndeshja mes dy skuadrave ishte shumë argëtuese, pasi edhe italianët ku luante si zakonisht titullar Berat Gjimshiti, nuk hoqën dorë nga loja e tyre sulmuese duke vënë jo pak në vështirësi Kurtua.

Megjithatë, diferencën e bënë yjet e sulmit të Realit të cilët dolën në skenë në pjesën e dytë, duke gjetur fillimisht avantazhin me Rodrigo e më pas edhe dyfishimin e rezultatit me anë të Mbape.

Kështu, Reali e nis me fitoren 2-0 dhe një trofe këtë sezon, duke dhënë edhe sinjalet e para të asaj që i pret kundërshtarët në vijimin e edicionit me kaq shumë yje në fazën e sulmit.

LIVE REAL MADRID-ATALANTA 2-0

59′ Valverde, 68′ Mbape 

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Real Madrid.

90’ Jepen 2 minuta shtesë.

88’ Vinicius, Bellingam dhe Karvahal dalin nga fusha për t’i bërë vend Gyler, Sebajos dhe Lukas Vazkez.

83’ Brahim Diaz merr vendin e Mbape te Reali.

82’ Vinicius nga e majta lëshon një gjuajtje që devijohet nga Gjimshiti dhe kalon Muson por për fat të mirë pa përfunduar brenda portës së Atalantës. (VIDEO)

76’ Rodrigo i lë vendin në fushë Modriç.

74’ Mbape pason te Rodrigo në të majtën, me këtë të fundit që tenton portën por gjen Muson në pozicion.

70’ Baker merr vendin e Kolashinac në radhët e skuadrës italiane.

68’ GOOOL REAL MADRID! Rodrigo vjedh topin në të djathtën, pasimi i tij në shtyllën e dytë gjen Bellingam i cili sheh lëvizjen e Mbape. Asist perfekt dhe gjuajtje po e tillë për golin e parë të francezit me fanellën e madrilenëve. (VIDEO)

66’ Bellingam nga e majta hyn në zonë dhe tenton të mposhtë Muso, por gjen edhe ai përgjigjen e portierit.

65’ Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Bellingam.

62’ Portieri është vendimtar edhe me një tjetër devijim pas një gjuajtje të devijuar të Bellingam në vijimin e një goditje këndi. (VIDEO)

61’ Vinicius i shmanget pozicionit jashtë loje, gjuan përballë Muso por gjen devijimin e portierit i cili shpëton katërkëndorin. (VIDEO)

59’ GOOOL REAL MADRID! Vinicius nga e majta shmang Gjimshitin dhe pason në qendër për Valverde i cili shtyn topin në rrjetën e boshatisur. (VIDEO)

56’ Madrilenët dominojnë në mbajtjen e topit, por deri tani tentativat e tyre nuk kanë gjetur portën e Muso, si në rastin e fundit të Bellingam i cili gjuajti nga kufijtë e zonës, duke fluturuar sferën mbi traversë.

47’ Mrekulli e Kurtua për të shpëtuar portën! Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Pashaliç i cili gjuan me kokë, por gjen një devijim të mrekullueshëm të portierit të Realit. (VIDEO)

46’ Mbape jep shkëndijën e parë duke shmangur Gjimshtin e gjuajtur me të majtën, por pa gjetur portën e Muso. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

45’+1’ Vinicius jep një asist perfekt për Rodrigon, gjuajtja e këtij të fundit me të majtën godet traversën e portës së Musos. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Vinicius ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj De Ron.

35’ Vinicius nis një harkim perfekt për Bellingam i cili shmang pozicionin jashtë loje, por jo portierin Muso i cili kontrollon topin para anglezit, që i shkakton faull dhe ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)

34’ Lukman niset në kundërsulm, por Rudiger e ndal me një ndërhyrje vendimtare.

26’ Ederson tenton nga distanca por nuk gjen portën e Kurtua.

24’ Atalanta i afrohet golit! Një harkim nga e djathta devijohet me kokë nga Militao dhe përfundon në traversën e portës së Kurtua. (VIDEO)

16’ Një tjetër pasim nga e djathta e sulmit madrilen nuk devijohet në portë nga Vinicius në shtyllën e dytë.

14’ Valverde nga e djathta pason në zonë për Mbape, gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga mbrojtja e Atalantës. (VIDEO)

13’ Lukman nga e majta pason në qendër tokazi, Kurtua pret pa probleme.

9’ Ederson është i pari që ndëshkohet me karton të verdhë pas një serie faullesh të italianëve ndaj futbollistëve madrilenë.

6’ Aksioni i parë i rrezikshëm është i Atalantës me Zapakostën që shfaqet në të djathtën por vonon pasimin në qendër dhe i dhuron rivënien fundore madrilenëve. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Varshavë.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua; Karvahal, Militao, Rudiger, Mendi; Valverde, Tçuameni, Bellingham; Rodrigo, Mbape, Vinícius.
Trajner: K. Ançeloti

ATALANTA: Muso; Kolashinac, Hlen, Gjimshiti; Zapakosta, De Run, Ederson, Ruxheri; Pasaliç, De Keteleare, Lukman.
Trajner: Xh. Gasperini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts