Brazili ka dalë nga gara në Kupën e Amerikës pasi është eliminuar nga Uruguai me penallti. “Seleçao”, pas një turneu ku kishte dhuruar një paraqitje shumë të dobët, doli me meritë jashtë dhe tanimë ka filluar gjyqi publik ndaj skuadrës që nuk u paraqit në nivelin e kërkuar.
Nën akuzë janë të gjithë, nga lojtarët te trajnerit, pasi shumëkush mendonte se Dorival nuk ishte në lartësinë e duhur për të drejtuar këtë ekip. Dhe pamjet para gjuajtjes së penalltive në ndeshjen e mbrëmshme ndoshta u japin të drejtë.
Aty shihen lojtarët e Brazilit të grumbulluar teksa diskutojnë kush do të gjuajë, ndërsa trajneri vetë është jashtë rrethit të futbollistëve. Në një moment ai shihet teksa tenton të sugjerojë diçka, por nuk dëgjohet nga asnjëri prej futbollistëve të tij.
Një panoramë krejtësisht e ndryshme shfaqej në anën tjetër ku çdo gjë te Uruguai e drejtonte Marcelo Bielsa, i cili caktoi gjuajtësit dhe po dëgjohej me vëmendje maksimale nga lojtarët e tij. Ndoshta edhe kjo solli fitoren 4-2 në gjuajtjet e penalltive nga uruguaianët.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co