VIDEO/ “Do të jem në stadium dhe do të bëj tifo për Serbinë”- Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi befason me deklaratën

video do te jem ne stadium dhe do te bej tifo per serbine ish kryeministri shqiptar i malit te zi befason me deklaraten

































Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mbrëmjen e djeshme teksa po ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë ka dhënë një deklaratë për median serbe RTS-s, që ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. 

abazovic

Në një prononcim për gazetarët Dushan Albjaniç dhe Predrag Strajiniç, Abazoviç ka thënë në gjuhën serbe se ndeshjen e sotme ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë. 

“Do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, – tha Abazoviç. 

Ish-kryeministri i Malit të Zi tha se beson në kalimin e Serbisë në fazën tjetër të garës. 

“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, përfundoi Abazoviç.  

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →