Bota Sport

VIDEO/ Do të vendosin drejtësi në finalen Partizani-Egnatia, Entoni Tejlor prek fushën e “Air Albania” bashkë me asistentët

video do te vendosin drejtesi ne finalen partizani egnatia entoni tejlor prek fushen e air albania bashke me asistentet































Më pak se dy orë na ndajnë nga starti i finales së “Final Four” mes Partizanit dhe Egnatias.

MixCollage-26-May-2024-05-42-PM-215

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje nga brenda “Air Albania” ku vihet re se në fushë kanë zbritur gjyqtari anglez, Entoni Tejlor së bashku dy asistentët e tij. (VIDEO)

Dy ndihmësit e Tejlor janë Geri Besuik (asistent i parë) dhe Adam Nun (asistent i dytë), ndërsa sistemi VAR i është besuar Robert Xhons.

Rikujtojmë që e gjithë trupa e gjykimit janë me mjaft eksperiencë dhe vendosin drejtësi në kampionatin anglez, një nga më të fortët në botë.

Së fundmi e njëjta trupë gjykuan sfidën e parë çerekfinale në UEFA Champions League, PSG–Barcelona. Tejlor, Besuik dhe Nun vendosën drejtësi edhe në sfidën e parë gjysmëfinalen në UEFA Champions League, Borusia Dortmund–PSG. Sakaq, kanë gjykuar së bashku edhe finalen e UEFA Europa League 2022-2023, Sevija– Roma. Gjithashtu ata janë përzgjedhur për të vendosur drejtësi edhe në finalet e “Gjermani 2024”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts