Bota

VIDEO/ Donald Trump u sulmua gjatë fushatës elektorale në Pensilvani, reagon Shërbimit Sekret i SHBA-së

video donald trump u sulmua gjate fushates elektorale ne pensilvani reagon sherbimit sekret i shba se



































Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbetur i plagosur në Butler, Pensilvani, teksa po mbante fjalën e tij para qytetarëve në kuadër të fushatës së elektorale për zgjedhjet presidenciale.

trump qellohet

Sipas pamjeve të raportuara nga mediat e huaja, ish-presidenti është plagosur, ku siç shihet, edhe është gjakosur.

Pas incidenti, shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret të SHBA-së, Anthony Guglielmi ka bërë me dije se ish-presidenti Donald Trump është i sigurt.

“Një incident ndodhi mbrëmjen e 13 korrikut në një tubim të Trumpit në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka zbatuar masat mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, “tha Guglielmi në një deklaratë.

Po ashtu, një reagim ka ardhur edhe nga zëdhënësi i Donald Trump, Steven Cheung, i cili tha se ish-presidenti është mirë.

“Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të pasojnë”, tha Cheung në një deklaratë.

skynews-trump-shot_6625767-1 trump

LEXONI EDHE: Atentat ndaj Donald Trump, qëllohet me armë gjatë tubimit në Pensilvani! Kandidati për President largohet i gjakosur nga podiumi

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts