Sport

VIDEO/ Dortmund vuan në transfertë, por del me 3 pikë, Bayern bën detyrën

video dortmund vuan ne transferte por del me 3 pike bayern ben detyren
video dortmund vuan ne transferte por del me 3 pike bayern ben detyren

Dortmund ia doli të marrë 3 pikë me vlerë në shtëpinë e B. Monchengladbach, pas fitores 1-2. Verdhezinjtë realizuan dy gola me Sabitzer, duke të dhënë përshtypjen se gjithçka do jetë e lehtë për ekipin e Terzic. Nuk ndodh kështu, pasi vendasit u futën në lojë me golin e Ëober.

Mysafirët vunë në rrezik 3 pikët pasi Adeyemi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të. Gjithsesi, Dortmund mbrojti rezultatin me fanatizëm, për të shkuar në kuotën e 56 pikëve në vendi ne pestë. Gladbah është shumë larg Europës, në mesin e tabelës.

Bayern, tashmë i dorëzuar në luftën për titull ka bërë detyrën ndaj Koln. Një triumf i pastër 2-0 në shtëpi, pa shumë sforco, i arritur pas golave të Guerreiro dhe veteranit Muller.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts