Bota

VIDEO/ “Duhet ndërhyrje urgjente nga ajri”- Zjarri në malin e Shëngjinit, reagon Gjekmarkaj: Afër portit po afrohet një vatër e re zjarri! Mosveprimi po shndërrohet në krim mjedisor

video duhet nderhyrje urgjente nga ajri zjarri ne malin e shengjinit reagon gjekmarkaj afer portit po afrohet nje vater e re zjarri mosveprimi po shnderrohet ne krim mjedisor
video duhet nderhyrje urgjente nga ajri zjarri ne malin e shengjinit reagon gjekmarkaj afer portit po afrohet nje vater e re zjarri mosveprimi po shnderrohet ne krim mjedisor





































Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka raguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë malin e Rrencit dhe të Shëngjinit, duke u shprehur se po merr përmasa dramatike, ndërsa ndërhyrja është modeste.

Gjekmarkaj shton se duhet ndërhyrje urgjente jo vetëm nga pushteti lokal, por nga qendrore me çdo mjet, mundësisht me helikopter nga ajri.

Ai shton se mosveprimi në kohë po shndërrohet në një krim mjedisor, në rrezik për jetën e pronat në kulmin e sezonit turistik.

Deputeti i PD, thekson se pranë portit të qytetit po afrohet një vatër e re zjarri dhe nëse  nuk izolohet në kohë, pasojat mund të jenë të mëdha.

Reagimi i Agron Gjekmarkajt:

Zjarri në Malin e Rrencit e të Shëngjinit po merr përmasa dramatike. Flakët dhe tymi janë kudo rreth qytetit si rrezik real i çastit por edhe pak më afatgjatë për shëndetin!

Deri tani përpjekjet për ta shuar kanë qenë modeste. Duhet ndërhyrje urgjente jo vetëm nga pushteti lokal por nga qeveria qendrore me çdo mjet, mundësisht me helikopter nga ajri.

Nuk ka më kohë për propagandë. Mosveprimi po shndërrohet në krim mjedisor , në rrezik për jetën e pronat në kulmin e sezonit turistik. I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama , ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi t’i përgjigjen apelit për të ndërhyrë ushtria dhe çdo institucion që mund të jetë i dobishëm. Nuk duhen fjalë dhe  mbi të gjitha jo gënjeshtra por lëvizje menjëhere e Qeverise dhe Shtetit nëse kemi ënde të tilla në të vërtetë e jo në sporte propogande.

Shtëllungat  e tymit kanë zëvendesuar retë ! Banoret po thithin tym. Zjarri nuk po djeg vetëm pemë e shkurre por edhe seriozitetin e emergjencave civile dhe gadishmërinë për të reaguar.  Nesër do jetë vonë. Sonte duhet bërë diçka. Afër portit punë orësh po afrohet një vatër e re zjarri. Pasojat merren me mend!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts