Bota Sport

VIDEO/ Dy eurogola dhe një karton i kuq! Partizani thyen Skënderbeun në minutat shtesë

video dy eurogola dhe nje karton i kuq partizani thyen skenderbeun ne minutat shtese





































Partizani arriti fitoren e parë në ketë edicion të Superiores, teksa mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-1 në një duel që rezultoi dramatik.  rrapaj goli

Goli spektakolar i Rrapajt nga distanca, ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për të kuqtë. I menjëhershëm ishte reagimi i Skënderbeut në pjesën e dytë, që iu kundërpërgjigj “Demave” me një tjetër eurogol, të shënuar nga Rabiu. 

FOTO: F.HAZISLLARI

rabiu goli

Mesfushori afrikan i korçarëve la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 84 pas daljes me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që për golin e fitores mendoi Mehmeti në minutën e 93-të. Kjo ishte fitorja e parë për Partizanin, që u ngjit në kuotën e 3 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë në 2 javët e para.  

FT: PARTIZANI – SKËNDERBEU 2-1

Rrapaj 15′, Mehmeti 90+3′ / Rabiu 51′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

93′ GOOOOL PARTIZANI 2-1/ Shpërthen festa te “Demat”! Mehmeti bën heroin duke dërguar topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Tedi Carës. (VIDEO) 

90+1′ Prençi dhe Bytyçi ndëshkohen me karton të verdhë.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

88′ Bintsuka provon të surprizojë Alian me një gjuajtje rrafsh me tonën, por reagon mjaft bukur portieri i Skënderbeut, që i thotë “jo” golit.

87′ Abilaliaj dhe Gvozdenoviç kryejnë zëvendësimet e radhës. Te Skënderbeu largohet Nikaj për mbrojtësin Vaskez, ndërsa te Partizani, largohet Buxhelaj për Kekon.

86′ Shans i artë për Skënderbeun me Bismark, që udhëheq bukur një top, del i vetëm përballë portierit Qirko, por tentativa e tij ndalet nga gardiani i Partizanit, që u mohon golin e dytë korçarëve.

84′ Skënderbeu mbetet me 10 futbollistë, Rabiu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, për largimin e topit në shenjë proteste.

82′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, largohet Janaqi, vendin e tij e merr Rei Pecani.

78′ Harkon Rashica nga e djathta, provon Gerco me një devijim, por topi shkon drejt e në duart e Pano Qirkos.

77′ Ndëshkohet edhe Tedi Cara me karton të verdhë për protesta.

75′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Juri vendin e tij e merr Frenklin Kamelu, që bën debutimin me korçarët.

73′ Piloto provon me një gjuajtje potente me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

69′ Abilaliaj kryen 3 zëvendësime, largohen Zeka, Kote dhe Mba në lojë Ismaili, Bintsuka dhe Piloto.

69′ Mehmeti është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë te Partizani.

64′ Korçarët shfaqen dominues në këto minutat e pjesës së dytë, duke marrë frenat e lojës.

58′ Rabiu është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë.

51′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Rabiu i kundërpërgjigjet “dhëmb për dhëmb” Rrapajt duke realizuar një tjetër supergol nga distanca. Në festë korçarët. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

45′ Sërish rrezikshëm Skënderbeu me Bismark, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet duke gjuajtur jashtë kuadratit.

44′ Provon edhe Gerco me kokë pas harkimit nga këndi, por i vëmendshëm portieri Qirko. (VIDEO) 

43′ Rast i parë i rrëzikshëm i Skënderbeun me Janaqin, por tentativa e tij u grushtua nga portieri Qirko, që largoi rrezikun në këndore. (VIDEO) 

39′ Ramos është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë, për prekje topit me dorë në mesfushë.

39′ Provon edhe Zeka me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij ishte qëndrore duke u ndalur nga Alia.

33′ Skënderbeu kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Mba pas harkimit nga këndi, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari. Loja vazhdon normalisht.

29′ Rrapaj provon sërish me të djathtën nga jashtë zonës, por kësaj herë gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u ndal nga portieri Alia.

20′ Reagime të pafuqishme të Skënderbeut, që ende nuk ka kërcënuar portën e gardianit Pano Qirko.

15′ GOOOL PARTIZANI 1-0/ Supergol i Arinaldo Rrapajt. Me një predhë nga distanca, mesfushori i kuq e ka dërguar topin në trekëndësh duke mos i dhënë asnjë shans gardianit Alia. (VIDEO) 

13′ Situatë kaotike në mbrojtjen e Skënderbeut, me korçarët që janë duke vuajtur në këto minuta.

10′ Sërish pranë golit Partizani me Kristian Mba, por tentativa e sulmuesit ishte qëndore dhe u ndal nga portieri Alia.

5′ Superpritje e Marko Alias, portieri i Skënderbeut i mohon eurogolin kapitenit Tedi Cara. Korçarëve iu vjen në ndihmë edhe traversa. Shpëtojnë për mrekulli bardhekuqtë. (VIDEO) 

3′ Sinjalin e parë të rrezikshëm e jep Partizani me Rrapaj, por mesfushori nuk koordinohet siç duhet, duke u vonuar shumë për të bërë goditjen drejt portës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Bytyci, Mehmeti, Zeka, Kote, Cara, Preka, Buxhelaj, Hadroj, Mba, Rrapaj

Trajner: Arbër Abilaliaj

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prenci, Rabiu, Juri, Rashica, Nikaj, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Bismark

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

WhatsApp Image 2024-08-25 at 19.54.58

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts