VIDEO/ Dy gola dhe një asist, Mesi kthehet të luajë pas tre muajsh pushime në SHBA

video dy gola dhe nje asist mesi kthehet te luaje pas tre muajsh pushime ne shba




































Lionel Mesi është kthyer përsëri në fushën e lojës për Inter Majemi pas më shumë se tre muajsh ku ai nuk ishte aktivizuar me këtë skuadër, ndonëse kishte qenë në periudha të ndryshme rregullisht në fushë me përfaqësuesen e Argjentinës.

mesi suarez

Sulmuesi ishte titullar në duelin ndaj Filadelfia Union dhe u bë ashtu sicc pritej protagonist me lojën e tij. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por ishte Mesi i cili brenda 5 minutash shënoi dy herë pas asisteve nga Luis Suarez dhe Zhordi Alba, për të përmbysur shifrat që në pjesën e parë.

Në minutat shtesë të ndeshjes, ai dha asistin për golin e Luis Suarez që vulosi fitoren 3-1 të ekipit të tij i cili është gjithnjë e më shumë lider i padiskutueshëm i Konferencës së Lindjes dhe pretendent kryesor për titullin kampion.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co