Marvin Çuni do të ketë mundësinë në këtë sezon të tregojë se sa vlen në radhët e skuadrës së Frozinones. Nëse nga një anë rënia në Serinë B mund të duket nja hap mbrapa, aktivizimi i rregullt në këtë kategori do të ndihmojë më shumë sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
Tani Çuni shihet si një titullar fiks te Frozinone dhe ka filluar të japë sinjalet e para që në miqësoret përgatitore që po bën skuadra e tij, para nisjes së edicionit të ri.
Në ndeshjen e sotme që Frozinone luajti ndaj Barit, ishte Çuni ai i cili shënoi dy herë për skuadrën e tij.
Ai tundi rrjetën që në minutën e 7 të sfidës duke i dhënë avantazhin Frozinones pas një gabimi të kundërshtarëve në largimin e topit nga zona.
SHIH VIDEON
Më pas, në minutën e 53-të, Çuni gjeti rrjetën për rezultatin e përkohshëm 3-2 me një tjetër veprim të zgjuar në zonë duke përfituar nga vendosja e gabuar e prapavijës së Barit. Një rezultat që nuk rezistoi shumë pasi Bari shënoi dy herë të tjera dhe fitoi ndeshjen 4-3.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co