VIDEO/ Dy gola për 3 pikë, Interi likuidon edhe Komon! Asllani nuk preferohet

video dy gola per 3 pike interi likuidon edhe komon asllani nuk preferohet








































Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0 në duelin e vlefshëm për javën e 17-të.

INTERRR-FITORE

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Inzagit, arriti të shënonte 2 herë. Fillimisht ishte Karlos Augusto, i cili në minutën e 48-të zhbllokoi duelin, ndërkohë që për të “vulosur” shifrat mendoi Turam në minutën e 92-të, me një realizim fantastik.

Ky ishte suksesi i 11-të në 16 javë për interistët, që e shohin veten në vendin e tretë me 37 pikë, 3 më pak se Atalanta e vendit të parë, që ka edhe një ndeshje më shumë.

Për sa i përket mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani, ai nuk u preferua nga trajneri Inzagi në këtë duel, duke mos u aktivizuar asnjë minutë.

Duelin e radhës Interi do e luajë në transfertë ndaj Kaljarit më 28 dhjetor.

FT

INTER 2-0 KOMO

Karlo Augusto 48′ , Turam 90+2′ 

Goli i Turam: VIDEO 

Goli i Karlos Augusto: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

Inter: Somer, Bisek, Bastoni, Karlos, Dumfris, Barela, Çahanoglu, Mkhitarjan, Dimarko, Turam, Lautaro

Trajner: S. Inzagi

Komo: Reina, Van Der Brempt, Kempf, Dosena, Goldaniga, Serxhi Roberto, Da Kunja, Fadera, Strefeca, Noko Paz, Beloti

Trajner: Çesk Fabregas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →