VIDEO/ Dy penallti dhe karton i kuq, Juventusi ndalet në shtëpi nga Kaljari

video dy penallti dhe karton i kuq juventusi ndalet ne shtepi nga kaljari




































Juventusi dhe Kaljari kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të në Serinë A.

1f6802e1-e807-4955-9f46-74a63ab8ec4d

Dueli u zhbllokua në minutën e 15-të nga serbi Vlahoviç, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhezinjve.

Gjithçka po shkonte mirë për “Zonjën e Vjetër” deri në minutën e 88′ ku shkaktuan penallti dhe Marin e ktheu në gol duke rikthyer baraspeshën. Goditja tjetër erdhi pas 1 minuti ku vendasit ngelën me 10 lojtarë për shkak se Konseisao mori kartonin e dytë të verdhë duke dalë nga fusha me të kuq. Kështu Kaljari ndal vrullin e Juves të cilët renditen në vendin e 3-të me 13 pikë.

JUVENTUS 1-1 KALJARI

15′ Vlahoviç (P)/ 88′ Marin (P)

KARTONI I KUQ I KONSEISAO (VIDEO)

GOLI I MARIN (VIDEO)

GOLI I VLAHOVIC (VIDEO)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura