Rei Manaj nuk po kalon një periudhë aspak të mirë në Turqi. Pasi po bënte mjaft mirë me Sivasporin, gjithçka ndryshoi nga ndeshja me Gallatasarin ku shkaktoi dëmtimin e Barish Alper Jillmaz.
Sot ishte një tjetër ditë për t’u harruar. Manaj mori dy kartonë të verdhë për 90 sekonda me Sivasporin, për t’u larguar më pas me karton të kuq.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk kishte marrë më parë karton të kuq në Turqi. Po mbyllej minuta e 88, kur Manajn e tradhëtuan nervat dhe mori kartonin e verdhë.
Me fillimin e minutës së 90-të, mori kartonin e dytë të verdhë dhe më pas të kuq. Të dyja rastet ishin për shkak proteste. Sivasporti ndërkohë barazoi 0-0 përballë Samsunspor.
Kartoni i kuq i marrë nga Manaj pas dy të verdhave: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL