Spartak Ngjela në jo pak raste është kthyer në një protagonist në emisione apo rubrika të ndryshme, jo për atë që artikulon, por me mënyrën se si sillet atje ku ftohet për të dhënë mendimin e tij.
Së fundmi Ngjela ishte i ftuar në rubrikën Çështja e Ditës në News24 me gazetarin Klevi Muka, një intervistë që ka një format rreth 15 minuta, por që në rastin e avokatit nuk zgjati më shumë se 5 minuta.
[embedded content]
Arsyeja? Avokati i di të gjitha, nuk pranon pyetje, apo çdo pyetje i duket jo e duhura. Shkaku? Duket se avokati e ka zgjedhur si strategji kur do të shmanget, ose kur mendon se ajo që thotë mund të jetë një bllof. Atëherë ai kalon në sulm, irritohet dhe kjo e shpëton. Skema i ka funksionuar në jo pak raste, por kjo nuk është se i ka krijuar ndonjë imazh shumë pozitiv avokatit.
Thjesht i ka krijuar imazhin që është një personazh i vështirë për të bashkëbiseduar, për ta pasur të ftuar ose për të folur për tema serioze.
“E di unë, ua them unë, e dini ju që…”, këto janë frazat që avokati përdor sa herë që i drejtohet një pyetje që mendon se është e duhura, dhe pa dashje, merr rolin e Matos, personazhit që i dinte të gjitha te filmi ‘Njeriu me Top’.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co