Catherine Zeta-Jones bëri një nderim për ditën e Shën Valentinit për bashkëshortin e saj, Michael Douglas. Aktorja ka postuar një video delikate në llogarinë e saj në Instagram, ku çifti shfaqet duke ndarë puthje në foto të ndryshme në sfond bardh e zi.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit për dashurinë time, Michael, e vulosur me një puthje”, ka shkruar Jones në postimin.
Nga ana e tij, Douglas ka postuar edhe një foto me gruan e tij dhe ka shkruar: Gëzuar Ditën e Shën Valentinit për Katerinën time të dashur! Unë të dua gjithmonë dhe përgjithmonë.”
Çifti është i martuar që nga viti 2000 dhe ka dy fëmijë, Dylan Michael i cili është 23 vjeç dhe Karis-Zita që është 20.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co