Bota Shqiperia Sport

VIDEO/ E majta e Asanit shkruan historinë në Champions-in e Azisë, një eurogol në minutën e 118-të eliminon gjigantët e Japonisë













































Jasir Asani ka kualifikuar Guangju në fazën e 1/4-ave të Champions-it aziatik. Paraqitja fantastike e anësorit shqiptar, eliminoi sot kampionët e Japonisë.

bandicam 2025-03-12 13-33-31-421

Ishte minuta e 118-të, kur Asani shënoi një eurogol kundër gjigantëve japonezë të Visel Kobe, për të arritur rezultatin historik.

Guangju e kishte humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-0. Në shtëpi bëri mrekullinë duke ia dalë të përmbysë rezultatin.

Asani ishte ai që dërgoi takimin me shtesa, pasi shënoi në minutën e 85-të me penallti. Rezultatin 2 me 0 i dha besim Guangju, që shtoi sulmet në “extra-time”.

Mrekullia nga këmbët e Asanit erdhi pikërisht në minutën e 118-të. Nga jashtë zone, lojtari i Kombëtares e dërgoi topin aty ku nuk mund të pritej.

Kjo dopietë e dërgon atë në kuotën e 9 golave duke e vendosur në krye të golashënuesve.

Goli i parë i Asanit: (VIDEO)

Eurogoli i Asanit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts