Një video e re nga atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump tregon momentin kur këpucët iu hoqën ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret nxituan për të mbrojtur presidentin.
Në një intervistë për New York Post, Trump tha se agjentët u drejtuan drejt tij menjëherë pas krismave në mitingun e Butler, Pensilvani, të shtunën.
“Ata bënë një punë fantastike”, tha ai për New York Post. “Është surreale për të gjithë ne”.
Ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret nxorën Trump nga skena, ai u dëgjua duke thënë se donte të merrte këpucët e tij.
“Agjentët më goditën aq fort (kur po më mbronin) sa më ranë këpucët dhe këpucët e mia janë të ngushta”, shpjegoi ai për Post.
Videoja tregon pikërisht një nga agjentët që rrethoi Trumpin duke marrë këpucët e tij dhe duke i hedhur ato nga skena përpara se ish-presidenti të çohej për t’u evakuuar, pasi perimetri i sigurisë ishte rivendosur dhe gjuajtësi ishte eliminuar.
Trump u dërgua me urgjencë në një spital pasi plumbi i preku veshin e djathtë dhe pësoi dëmtime. Ai u fotografua me gjak në anën e djathtë të fytyrës dhe kokës ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e shoqëronin atë nga skena e tubimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co