VIDEO/E rëndë në Zvicër! Shembet skela nga fasada e ndërtesës 19 katëshe, tre punonjës të vdekur dhe tetë të plagosur! Vijojnë kërkimet nën rrënoja

video e rende ne zvicer shembet skela nga fasada e nderteses 19 kateshe tre punonjes te vdekur dhe tete te plagosur vijojne kerkimet nen rrenoja



































Të paktën tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga shembja e një skele nga fasada e një ndërtesë 19 katëshe në periferi të Lozanës, në Zvicër.

Switzerland-arthrou

Mediat e huaja raportojnë se skela arrinte në një lartësi 60 metra, e si pasojë, ndërtuesit që ishin ngjitur në të ranë.

Policia tha se tre punëtorë u vranë. Nga të plagosurit, katër janë në gjendje të rëndë dhe njëri është dashur të transportohet me helikopter në një spital aty pranë. Ndërkohë pjesa tjetër kanë lëndime të lehta.

“Një ose dy persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i policisë Jean-Christophe Soterel për AFP.

Zjarrfikësit mësohet se kanë zhvilluar kërkime nën rrënojat e skelës, ndërsa të tjerë kanë tentuar të stabilizojnë pjesën e mbetur të saj, e cila nuk ka rënë.

Zëdhënësi i policisë tha se shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar dhe se prokuroria po kryen një hetim paraprak.

Sipas informacioneve të televizionit publik RTS, shembja është shkaktuar nga rënia e ashensorit të përdorur nga ndërtuesit për t’u ngjitur vetë, por edhe për të ngritur materiale të ndryshme, deri në katin e fundit të pallatit. Duke rënë, ai thuhet se mori me vete dhe skelat.

“Pashë ashensorin që po ngjitej dhe më pas, papritmas, dëgjova një zhurmë të madhe. Gjithçka u shemb”, tha një dëshmitar okular i tragjedisë.

Punëtorët thanë për AFP se deri atëherë nuk kishte pasur probleme sigurie. Disa, të cilët kërkuan të mbeten anonim, sugjeruan se ashensori u shemb sepse ishte i mbingarkuar.

“Ajo zgjati të paktën shtatë sekonda. Mendova se ishte një bombë”, tha një kalimtar për RTS.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →