Mançester Siti dhe Arsenali janë ndarë në një barazim 2-2 në duelin e parë të sezonit mes ekipeve që janë pretendentet kryesorë për titullin kampion në Premier Ligë. Një barazim dramatik e që padyshim do të sjellë shumë diskutime.
Siti e nisi ndeshjen me një gol të shpejtë që në minutën e 9 nga Haland dhe u duk se mund të dominonte duelin.
Por Arsenali reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me Kalafiorin, para se të kalonte në avantazh me Gabriel në shtesën e pjesës së parë. Megjithatë, “topçinjtë” e mbyllën këtë fraksion lojë në disavantazh numerik pas kartonit të kuq të Trosard.
Në inferioritet, skuadra e Artetës vendosi të mbronte rezultatin në pjesën e dytë, duke i lënë plotësisht kontrollin e lojës Sitit, që nuk gjente do të çara në prapavijën e ngjeshur të londinezëve.
Dukej se Arsenali po merrte një fitore të artë në transfertë në këtë sfidë, por në minutën e 8 shtesë nga 7 të akorduara, pas një goditje këndi ishte Stouns ai i cili gjeti gjuajtjen e duhur. Ai çoi sferën në rrjetë për t’i dhënë barazimin ekipit të tij që mbetet kësisoj përsëri në kreun e renditjes.
GOLI I HALAND (VIDEO)
GOLI I KALAFIORIT (VIDEO)
GOLI I GABRIEL (VIDEO)
GOLI I STOUNS (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL