Bota Sport

VIDEO/ Egnatia fiton ndaj boshnjakëve, por nuk mjafton! Penalltitë e nxjerrin jashtë Ligës së Kampioneve

video egnatia fiton ndaj boshnjakeve por nuk mjafton penalltite e nxjerrin jashte liges se kampioneve



































Egnatia luan sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve përballë boshnjakëve të Borac. Një ndeshje që mbart në vetvete më shumë se një rezultat të mirëfilltë sportiv, edhe pse ai mbetet qëllimi kryesor.

bandicam-2024-07-17-21-00-30-1161

Borac fitoi me shifrat 1-0 sfidën e parë në një atmosferë të tensionuar pasi tifozët boshnjakë nuk reshtën thirrjet antishqiptare, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes. Kjo është arsyeja pse UEFA e cilëson tani ndeshjen e kthimit si të rrezikshmërisë së lartë dhe ka vendosur një gjyqtar ekspert si italiani Mareska.

Për skuadrën e drejtuar nga Tetova ka dy mungesa të sigurta sot, pasi Zejnullai dhe Ndreca u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e parë.

LIVE EGNATIA-BORAC 2-1

16′ Ibrahimoglu, 82′ Xhoel / 30′ Lukic

PENALLTITË 1-4  (VIDEO)

Gjuan Çaviç, shënon. Egnatia-Borac 1-4

Gjuan Lushkja, pret portieri. Egnatia-Borac 1-3

Gjuan Hasukiç, shënon. Egnatia-Borac 1-3

Gjuan Ibrahimoglu, shënon. Egnatia-Borac 1-2

Gjuan Pejoviç, shënon. Egnatia-Borac 0-2

Gjuan Aleksi, traversë. Egnatia-Borac 0-1

Gjuan Herrera, shënon. Egnatia-Borac 0-1

NGJARJET KRYESORE

120’+2’ Mbyllet ndeshja, duhen penalltitë për të mësuar emrin e skuadrës së kualifikuar.

120’ Jepet 1 minuta shtesë.

115’ Pas një goditje këndi të skuadrës boshnjake, Rama dhe Kasa mundohen të nisin një kundërsulm por pa sukses pasi sfera shkon në rivënie anësore.

112’ Kulashin në të djathtën nis një pasim të rrezikshëm në qendër, Sherri shmang problemet me kontrollin e tij. (VIDEO)

108’ Rama merr vendin e Xhoel i cili nuk vazhdon dot më për dëmtim.

107’ Kulashin nga e djathta rrezikon me një gjuajtje të fortë, sfera shkon mbi traversë. (VIDEO)

106′ Nis pjesa e dytë shtesë.

105’+2’ Mbyllet pa një gol tjetër pjesa e parë shtesë e kësaj ndeshje.

105′ Jepen 2 minuta shtesë.

105’ Lubas merr vendin e Alijev në radhët e Egnatias.

103’ Kulashin nga e djathta pason në qendër me sferën që kalon të gjithë zonën dhe shkon në krahun tjetër.

99’ Lukiç lë fushën e lojës për t’i bërë vend Hasukiç në radhët e Borac.

98’ Fangaj nga e djathta nis një pasim të shpejtë në qendër, askush nuk ia del që të devijojë sferën para portës.

94’ Trajneri Zhizhoviç ndëshkohet me karton të kuq pasi pengon nisjen e shpejtë të një rivënie anësore.

93’ Një tjetër goditje këndi e miqve sjell grushtimin e Sherrit, i cili largon sferën dhe rrezikun nga porta.

91’ Pas një goditje këndi, Krzhiç gjuan por sfera fluturon mbi traversë nga një devijim. (VIDEO)

91’ Nis pjesa e parë shtesë.

90’+8’ Mbyllet me shifrat 2-1 për Egnatian dhe tashmë duhen kohët shtesë për të përcaktuar kush kualifikohet.

90’+6’ Lushkja në zonë gjuan me shpejtësi por gjen një mbrojtës që bllokon sferën.

90’+4’ Xhoel nga e majta hyn në zonë dhe gjuan, por finalizimi i tij nuk është siç duhet dhe sfera shkon jashtë. (VIDEO)

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

89’ Qarkullim i gjatë i topit i skuadrës rrogozhinase e cila mundohet të gjejë hapësirë për të gjuajtur drejt portës, me të gjithë ekipin e Borac të kthyer në mbrojtje.

87’ Vukoviç dhe Grahovac lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Pejoviç dhe Çaviç.

82’ GOOOL EGNATIA! Aleksi në krahun e djathtë bën një aksion spektakolar dhe pason për Xhoel i cili shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

79’ Kundërsulm i shpejtë i boshnjakëve, Lukiç nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë që ndalet në rrjetën e jashtme. (VIDEO)

76’ Pas një goditje këndi, Xhoel nuk ia del të devijojë sferën në portën e boshnjakëve.

75’ Kvrzhicc ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Fangajt.

74’ Ahmetaj lë fushën e lojës teksa i bën vend Gjatës.

66’ Kulashin ndëshkohet me karton të verdhë.

62’ Herera ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kasës.

60’ Predhë e Lushkjes nga distanca, e djathta e tij përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

57’ Kasa merr vendin e Dulis në radhët e Egnatias.

56’ Vranjes dhe Hrelja largohen nga fusha për t’i bërë vend Çeliç dhe Kulashin.

53’ Grahovac ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Ibrahimoglu.

52’ Një aksion shumë i bukur i rrogozhinasve me kombinime për të gjetur gjuajtjen, por në fund ai bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje të Alijev. (VIDEO)

47’ Lushkja provon nga distanca, sfera devijohet nga një mbrojtës dhe shkon në duart e portierit. (VIDEO)

46’ is pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+5’ Mbyllet në barazim pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1’ Në goditjen nga këndi të harkuar në zonë, Dulis devijon e më pas Xhoel nuk ia del ta kthejë drejt portës mike. (VIDEO)

45’ jepen 5 minuta shtesë.

45’ Në goditjen e këndit të radhës, Xhoel tenton me kokë por sfera shkon në duart e portierit.

41’ Vukoviç tenton me një gjuajtje qendrore, që kontrollohet nga Sherri.

40’ Pas një goditje këndi, rrogozhinasit kanë mundësi të shënojnë golin e barazimit pas një devijimi para portierit, por Herera largon sferën nga vija fatale. (VIDEO)

36’ Tjetër rrezik para portës së Sherrit, kur Lukiç me kokë gjuan pas një goditje dënimi, por për fat sfera shkon jashtë. (VIDEO)

30’ Egnatia e pafat, teksa pëson gol nga hiçi! Topi nga qendra e mesfushës shkon te Lukiç i cili shmang tre lojtarë dhe falë një gjuajtje të devijuar barazon shifrat. (VIDEO)

26’ Pas një goditje këndi, Fangaj gjuan me kokë, pa gjetur portën.

25’ Lushkja merr sferën në një kundërsulm të shpejtë dhe gjen hapësirën për të gjuajtur, devijimi i Meijers çon sferën jashtë. (VIDEO)

24’ Ibrahimogliu merr topin jashtë zonës dhe lëshon një tjetër gjuajtje të fortë. por këtë radhë duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

22’ Xhemajli është futbollisti i radhës i ndëshkuar me të verdhë.

19’ Vranjes ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Fangajt.

18’ Saviç tenton portën me një kthesë të shpejtë, Sherri pret në pozicion. ,

16’ GOOOL EGNATIA! Rrogozhinasit kalojnë në avantazh pas një aksioni në të djathtën me Ibrahimoglu i cili çon sferën në rrjetë me gjuajtjen e tij. (VIDEO)

14’ Gjyqtari Mareska rifillon ndeshjen teksa në altoparlant paralajmërohen tifozët se në rast të thirrjeve me sfond nacionalist apo racist, do të pezullohet ndeshja.

12’ Ndalet loja nga gjyqtari për shkak të korave nga tribunat. (VIDEO)

11’ Hrelja ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë,

11’ Harkime radhazi të Egnatias në zonën e Borac, askush nuk është atje për të rrezikuar portën e boshnjakëve.

7’ Pas një mbajtje të gjatë të topit në sulm të Egnatias, miqtë nisin një kundërsulm me Saviç por Malota mbyll mirë hapësirat në zonë dhe fiton rivënien fundore.

4’ Start i ngadaltë i dy skuadrave, që nuk duan të rrezikojë të pësojnë një gol të shpejtë dhe qarkullojnë me kujdes topin.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Dulis, Malota, Xhemajli, Fangaj, Alijev, Aleksi, Ahmetaj, Lushkja, Ibrahimoglu, Xhoel.

Trajner: Edlir Tetova

BORAC: Shiskovski, Meijers, Karolina, Kvrzhiç, Herera, Vranjes, Grahovac, Hrelja, Saviç, Vukoviç, Lukiç.

Trajner: Mlladen Zhizhoviç

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts