Sport

VIDEO/ Egnatia ruan distancën me Partizanin, barazim me gola në “Arenën e Demave”

video egnatia ruan distancen me partizanin barazim me gola ne arenen e demave
video egnatia ruan distancen me partizanin barazim me gola ne arenen e demave

Partizani dhe Egnatia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e kampionatit, të mbajtur në “Arenën e Demave”. Për të parë golin e parë, na u desh të prisnim një orë lojë. Spahiu zhbllokoi shifrat në minutën e 59-të, ndërsa të kuqtë barazuan vetëm në të 90-tën me Skukën.

Me këtë rezultat, rrogozhinasit mbajnë distancën me 10 pikë nga skuadra e Shehit. Egnatia kryeson me 47 pikë, sakaq Partizani ka grumbulluar 37 pikë. Në ndeshjen tjetër, ka dritë në fund të tunelit për Teutën, durrsakët mundën 3-0 Skënderbeun. Me këtë rezultat, “djemtë e detit” kanë 21 pikë në vendin e parafundit. Korccarët, aktualisht janë në pozitën e shtatë me 25 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts