Zemrat e miliona shqiptarëve anembanë botës janë mbushur me gëzim për barazimin e shkëlqyer të Shqipërisë përballë Kroacisë në Euro 2024. Dhe emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët, siç e tregon videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Tati, vajza e trajnerit Silvinjo.
Familja e teknikut të kuqezinjve ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Tati nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës.
Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët.
SHIH VIDEON
PANORAMASPROT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co