Sport

VIDEO/ Ëndrra europiane mbaroi, Tirana bie keq në “Elbasan Arena”

video endrra europiane mbaroi tirana bie keq ne elbasan arena
video endrra europiane mbaroi tirana bie keq ne elbasan arena

Tirana është eleminuar në turin e parë të Conference League. Pas barazimit 1-1 në Gjeorgji ndaj Torpedo Kutaisi, sot skuadra shqiptare u mund 0-1 në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, nga të dyja palët. Bardheblutë u treguan të pasaktë, teksa nuk gjetën dot rrugën e rrjetës, edhe pse goditën 4 herë portën. Mysafirët ndëshkuan ekipin e Bledi Shkëmbit shumë shpejt, që në minutën e 3-të me Johnsen, pas një asisti të Mchedlishvilli.

Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar, Tirana mbyll shumë shpejt kështu rrugëtimin në Conference League.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts