jë histori e padëgjuar më parë ka ndodhur në Brazil. Në fund të ndeshjes mes Gremio Esportivo Anápolis dhe Centro Oeste, ka plasur sherri mes lojtarëve dhe policia ka ndërhyrë për të qetësuar “gjakrat”.
Por njëri prej tyre ka gjetur mënyrën më të keqe të mundshme duke qëlluar me armë në këmbë, portierin e Gremios, Ramon Souza.
Në një deklaratë, klubi dënoi incidentin dhe foli për “një akt të tmerrshëm, të pabesueshëm dhe kriminal nga dikush që duhet të garantojë sigurinë dhe integritetin e njerëzve” .
Skena e filmuar nga tifozët në tribuna u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co