Albano Aleksi i është gëzuar një tjetër titulli kampion në karrierë, duke festuar këtë radhë me Egnatian trofeun. Mesfushori ishte padyshim në humor pas këtij suksesi dhe nuk e fshehu këtë në intervistën për “MCN” ku thumboi edhe moderatorin Gerti Çarçani.
“Ishte një nga ndeshjet më të bukura tonat, se luhej në Tiranë, kundër një ekipi shumë të mirë, me shumë tifozeri. Por në fund djersa dhe mundi ynë u shpërblye se e merituam gjithë vitin. E kemi treguar që kemi ekip të fortë, si brenda fushe, edhe jashtë. Kjo do të thotë që erdhëm në Tiranë dhe i rrahëm në mes të Tiranës.
Unë e di që jeni me Partizanin dhe kisha diçka që t’i thosha Çarçanit që i kërkoj shumë falje unë dhe çunat që i prishëm ëndrrën e Partizanit që nuk doli kampion.
Ishte një kënaqësi e madhe për një qytet të vogël, me një zemër kaq të madhe, me arritjen e me kaq pak vite në Superiore të fitosh titullin kampion”, tha Aleksi për “MCN” pas sfidës.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co