Ngjarje e momente nga jeta e një personi me aftësi të kufizuara që është bullizuar e sulmuar fizikisht, kanë tronditur studion e “Vila 24” moderuar nga Anila Çela.
Julian Zyrakaj, 46 vjeç thotë se u detyrua të mos shkonte më në shkollë pasi tallej, sulmohej deri edhe me sende të forta, e qëllohej me gurë nga bashkëmoshatarët, vetëm pse vuante nga epilepsia.
“Nuk mundesha dot më, ishte shumë vështirë, arrita deri aty sa nuk gjeja dot rrugën për në shtëpi”,-thotë ai. Juliani i është rikthyer shkollës me shumë durim e është në vit të tretë.
[embedded content]
Ai frekuenton një nga kishat në Elbasan e shprehet se vetëm tek Zoti ka gjetur qetësinë. Dëshira e tij e madhe është të shkruajë një libër që ua dedikon prindërve, të ndjekë universitetin dhe të krijojë familje.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co