Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, ishowspeed, i ndjekur nga mbi 25 milionë persona në platformën “YouTube” ka vizituar sot Tiranën, duke u ndalur në një vizitë të shkurtër edhe në zyrën e kryeministrit.
Pasi u shfaq pranë dhjetëra të rinjve në Sheshin Skënderbej, fenomeni i mediave sociale, i veshur me fanellën e ekipit kombëtar shqiptar u nis drejt kryeministrisë ku takoi kreun e qeverisë, Edi Rama.
Rama i tregoi atij se para se të përfshihej në politikë ka qenë artist, si edhe ndau me të disa prej veprave të realizuara.
I habitur nga zyra e tejmbushur me pikturat e Ramës, ishowspeed i kërkoi kryeministrit shqiptar që t’i bashkangjiste vizatimeve në mure edhe portretin e Cristiano Ronaldos, futbollistit të mirënjohur portugez.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co