Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Kurbin, ku një ekonomist u vra dhe u plagos pronari i tij. Ngjarja ndodhi në Gurëz të Kurbinit, në një firmë inertesh. Mjete të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e motiveve. Dyshohet se autorët e krimit kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës së inerteve.
Kur autorët kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën ekonomistin Selaman Mihana, në këto momente autorët kanë qëlluar nga avllia e murit rrethues të firmës.
Sipas policisë e gjithë firma është me kamera sigurie. Kur ka ndodhur atentati, te porta e hyrjes ndodhej edhe roja objektit, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Hetuesit dyshojnë se Ardian Gjeloshi pronari firmës se inerteve ka qenë shënjestra e atentatit.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co