Bota

VIDEO/ Fitoi xhekpotin 3.5 milionë dollarë në kazino, pëson atak kardiak

video fitoi xhekpotin 3 5 milione dollare ne kazino peson atak kardiak
video fitoi xhekpotin 3 5 milione dollare ne kazino peson atak kardiak

Një burrë raportohet se është rrëzuar dhe ka pësuar atak kardiak në një kazino të Singaporit, pasi fitoi xhekpotin prej 3.5 milionë dollarë.

Viktima që nuk është identifikuar ende është filmuar nga qytetarët dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale. Burri shihet se rrëzohet në tokë në ambientet e kazinosë.

Turma menjëherë ka vrapuar për ta ndihmuar burrin fatlum, që u dergj në tokë. Një grua bërtiste, ndërsa mjekët tentonin ta ndihmonin “viktimën”.

[embedded content]

Mjekët vendas kanë thënë se burri është në spital dhe po rikuperohet. Ndërsa, janë hedhur poshtë disa aludime fillestare se ai ka vdekur. Burri ishte rrëzuar në afërsi të tavolinave të kazinosë, që gjendet afër qendrës së kryeqytetit.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts