Sport

VIDEO/ Fitore minimale ndaj Celta Vigos, Girona kryesuese nuk është më surprizë

video fitore minimale ndaj celta vigos girona kryesuese nuk eshte me surprize
video fitore minimale ndaj celta vigos girona kryesuese nuk eshte me surprize

55 pikë pas 22 javësh dhe Girona kryesuese e La Liga nuk është më surprizë. Celta Vigo u imponua 1-0 ndaj të besuarve të Michel, në përballjen e mbajtur në Estadio de Balaídos (Vigo).

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Portu në minutën e 20-të, pas një asist të Gutierrez. Girona mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë kështu një sukses shumë të rëndësishëm.

Celta pëson kështu humbjen e dytë radhazi dhe renditet në vendin e 16-të me 17 pikë. Ndeshja e radhës për ta është ndaj Osasunas në transfertë. Në krahun tjetër, Girona e vendit të parë ka 55 pikë, një më shumë se Real Madrid që ka ende një takim për të zhvilluar. Sfida e radhës është mjaft delikate, ndaj Sociedad në shtëpi.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts