Liverpuli mposhti Çelsin me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Premier Ligë.Dueli u zhbllokua në minutën e 29-të nga Salah nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Kodi Gakpo i dyfishoi shifrat por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.
Në pjesën e dytë, respektivisht në minutën e 49-të Xhekson riktheu baraspeshën për blutë e Londrës. Festa e tyre nuk zgjati shumë pasi Xhons kaloi sërish në avantazh të kuqtë.
Me këtë fitore, skuadra e Arne Slot rimerr kreun e Premier Ligës duke u renditur me 21 pikë ndërsa ekipi i Mareskës mbetet në vendin e 6-të me 14-të pikë.
LIVERPUL 2-1 ÇELSI
29′ Salah (P), 52′ Xhons/ 49′ Xhekson
GOLI I XHONS (VIDEO)
GOLI I XHEKSON (VIDEO)
GOLI I ANULUAR I GAKPO (VIDEO)
PENALLTIA E SALAH (VIDEO) (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL