Bota

VIDEO/ Flakadanë, brohoritma dhe muzikë, simpatizantët presin Fredi Belerin në Himarë pas lirimit nga burgu! Eurodeputeti përqafime me qytetarët

video flakadane brohoritma dhe muzike simpatizantet presin fredi belerin ne himare pas lirimit nga burgu eurodeputeti perqafime me qytetaret
video flakadane brohoritma dhe muzike simpatizantet presin fredi belerin ne himare pas lirimit nga burgu eurodeputeti perqafime me qytetaret





































Dhjetëra qytetarë kanë pritur këtë mbrëmje në shëtitoren e Himarës Fredi Belerin, i cili u lirua nga burgu ditën e sotme (2 shtator) me vendim nga Gjykata e Fierit.

Siç shihet edhe në pamje, eurodeputeti grek është pritur me flakadanë dhe muzikë, ndërsa nuk kanë munguar edhe përqafimet me të pranishmit.

Kujtojmë se ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ndodhej në qeli që prej 12 majit të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve, pasi u akuzua për korrupsion në zgjedhje.

Kujtojmë që në muajin korrik, miratoi kërkesën duke i dhënë leje Fredi Belerit për të shkuar në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet.

Rrugëtimi i Fredi Beleri në burg

Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të fundit lokale në Shqipëri me akuzën e blerjes së votave, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe dënimi ndaj tij u konfirmua në Apel.

Edhe pse i arrestuar Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë në maj 2023 dhe qe kryetar i zgjedhur i bashkisë deri në korrik 2024, kur pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm.

Për shkak të arrestimit Beleri nuk kreu dot betimin si kryebashkiak dhe gjykata refuzoi ta lejonte atë të merrte mandatin.

Gjatë kohës që Beleri përballej me akuza në Shqipëri ai mori mbështetje nga Athina zyrtare dhe partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis e kandidoi në listën e saj për deputetë të Parlamentit Europian. Beleri u shpall fitues, ndërsa ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Shqipëri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts