Frosinone pësoi disfatë 1-0 ndaj Sassuolos, në Mapei Stadium – Città del Tricolore (Reggio Emilia), në përballjen që shkoi për llogari të Serie A. Takimi u vendos nga një gol i Thorstvedt në minutën e 58-të, me një të majtë tokazi, me topin që ishte i pamundur për t’u arritur nga portieri Turati.
Në fundi ne sfidës, Ferrari pengoi Marvin Cunin, me arbitrin La Penna që nuk hezitoi të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar te skuadra vendase, ekzekutimi amatoresk i Kaio Jorge i hoqi një pikë Frosinones.
Te Frosinone titullar luajti Nedim Bajrami, paraqitja e të cilit u vlerësua me notën 6.9. Minuta edhe për Marash Kumbullën, futbollisti kuqezi u aktivizua në të 83-tën.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co