Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga dhomat e zhveshjeve të stadiumit “Arena Kombëtare” ku do të luhet ndeshja e kuqezinjve ndaj Ukrainës.
Secili prej 23 futbollistëve në listën për ndeshjen e sotme, kishte dollapin e vet të personalizuar, të gatshëm me kompletin kuqezi për ndeshjen.
SHIH VIDEON
Por ajo që bie në sy menjëherë është se kur është bërë personalizimi i dollapëve të lojtarëve, këtë radhë ka pasur një gabim në mbiemrin e një prej tyre. Bëhet fjalë për Alen Sherrin, i cili në dollapin e personalizuar ku varej bluza e tij, kishte të shkruar gabimisht mbiemrin si Sheri.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL