Sport

VIDEO/ Fundjavë pozitive, futbollistët shqiptarë bëjnë “ligjin” në derbin ndaj… FCSB

video fundjave pozitive futbollistet shqiptare bejne ligjin ne derbin ndaj fcsb
video fundjave pozitive futbollistet shqiptare bejne ligjin ne derbin ndaj fcsb

Dy futbollistët shqiptarë të Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani ishin protagonistë në barazim 2-2 që skuadra e tyre Rapid Bukureshti, arritën në transfertë ndaj FCSB, në një nga derbet më të zjarrta të Rumanisë.

Fillimisht Krasniqi gjeti rrugën e rrjetës pas asistit të Rrahmanit në minutën e 12-të, ndërkohë që katër minuta më vonë ishte Rrahmani që gjeti rrugën e rrjetës, duke ngritur shifrat përkohësisht në 1-2. 

[embedded content]

Në pjesën e dytë, më konkretisht në minutën e 57-të, vendasit gjetën golin e barazimit me Balutan. Vlen të theksohet se ky ishte një derbi tepër i luftuar dhe tensionuar, ku gjytari nxorri nga xhepi i tij plot 10 kartonë të verdhë.  

[embedded content]

Përveç Rrahmanit dhe Krasniqit, titullar në këtë derbi u aktivizua edhe ish-sulmuesi i Tiranës, Hasani, por pa mundur të linte gjurmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts