Bota Sport

VIDEO/ Gafa dhe dhurata, Vllaznia mundet me goleadë në shtëpi dhe i jep lamtumirën Europës

video gafa dhe dhurata vllaznia mundet me goleade ne shtepi dhe i jep lamtumiren europes



































Vllaznia i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës për këtë edicion, teksa është mundur sot në ndeshjen e kthimit në shtëpinë e saj nga Valur me rezultatin e thellë 4-0.

bandicam 2024-07-18 21-56-01-434

Barazimi 2-2 i ndeshjes së parë u kishte dhënë shpresë shkodranëve se mund të kalonin në turin tjetër. Por çdo siguri që kishin shfaqur në ndeshjen e parë u harrua në të dytën, pasi kuqeblutë u shpërbënë shpejt me dy gola të pësuar në vetëm 3 minuta pas gafave në prapavijë.

Dy golat e tjerë ishin më shumë dhurata të vetë shkodranëve që lejuan kundërshtarët të shkonin drejt portës dhe të shënonin, duke dekretuar kështu një humbje të thellë 4-0 që lë pak vend për diskutim dhe mbyll pjesëmarrjen e ekipit kuqeblu në Europë për këtë sezon.

VLLAZNIA-VALUR 0-4

13′ K. Sigurdson, 15′ Trigvason, 36′ Pedersen, 68′ Haraldson

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren e pastër 4-0 të Valur.

90’+2’ Traversa shpëton Vllazninë nga goli i pestë pas një pavëmendje të mbrojtjes shkodrane. (VIDEO)

90’ Jepen 2 minuta shtesë.

88’ Mala i lë vendin në fushë të riut Delaj.

88’ Ndalet ndeshja pasi ultrasit shkodranë hedhin fishekzjarrë në fushë. (VIDEO)

84’ K. Sigurdson ndëshkohet me karton të verdhë.

83’ Pas një goditje dënimi, Juriç me kokë gjuan por gjen shtyllën e portës islandeze. (VIDEO)

80’ Mala ekzekuton një goditje dënimi, Sala me kokë nuk gjen portën e islandezëve. (VIDEO)

79’ Laruson ndëshkohet me karton të verdhë.

70’ Sala merr vendin e Jagos në radhët e Vllaznisë.

68’ Vjen edhe goli i katërt i Valurit me një tjetër dhuratë. Topi në thellësi shkon lehtësisht te Haraldson i sapofutur, me Stojanoviç që e harron të lirë dhe sulmuesi falënderon duke mposhtur Qarrin. (VIDEO)

66’ Çoba harkon në zonë nga e djathta, Balaj me kokë vë në provë reflekset e portierit mik. (VIDEO)

64’ Qato provon përsëri nga jashtë zonës, me sferën që nuk gjen portën.

62’ Kahrimanoviç i lë vendin në fushën e lojës Çobës në radhët e Vllaznisë.

60’ Sulm i shpejtë i Balajt nga e majta, diagonalja e tij me të majtën nuk gjen portën e Valur. (VIDEO)

56’ Dodaj nga e majta bën mirë duke iu shmangur dy lojtarëve, por gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe nuk shkon drejt portës.

48’ Mundësi tjetër për miqtë për të shënuar, Laruson me të majtën për fat nuk gjen portën e Qarrit. (VIDEO)

47’ Jago ndëshkohet me karton të verdhë.

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim te Vllaznia, Dodaj merr vendin e Alivodës në fushën e lojës.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e thellë 3-0 të Valur.

45’+1’ Mala ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

45’ Gurishta nis një krosim në zonë për Balajn, i cili nuk ia del të devijojë para portës.

44’ Alivoda nga e majta harkon në qendër, por çon topin direkt në duart e portierit Shram.

40’ Jago me të djathtën nga jashtë zonës, në pozicion diagonal, tenton një eurogol, por ndërhyrja e portierit Sharm shpëton portën e Valurit.

36’ Gabim i pafalshëm i shkodranëve në mbrojtje. Stojanoviç dhe portieri Qarri nuk koordinohen me njëri-tjetrin dhe aty përfiton Patrik Pedersen që me majën e këmbës e shtyn topin në rrjetë dhe 0-3 për Valurin. (VIDEO)

35’ Qato tenton nga distanca, sfera ndalet në dy kohë nga portieri i islandezëve. (VIDEO)

32’ Mala nga e djathta nis një harkim por gabon shënjestrën me topin që shkon mbi traversë.

25’ Jonson ka një mundësi të mirë për të trefishuar, por kësaj radhe portieri Qarri tregohet vendimtar me pritjen e tij. (VIDEO)

17’ Mala nga një distancë 25 metra gjuan fort, por shtylla i vjen në ndihmë ekipit islandez duke i mohuar golin Vllaznisë.

16’ E pabesueshme çfarë po ndodh me Vllazninë, Valur shënon golin e dytë me autor Trygvason, i cili përfiton nga mefshtësia e mbrojtjes shkodrane. 0-2 për Valurin. (VIDEO)

13’ K. Sigurdson me një gjuajtje nga jashtë zonës zhbllokon rezultatin duke e dërguar topin në rrjetë, 0-1 për Valurin. (VIDEO)

11’ Qato provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por shënjestra është e gabuar dhe topi përfundon jashtë portës islandeze.

5’ Gylfi Sigurdson nga e djathta e sulmit hyn në zonë, por Stojanoviç tregohet vendimtar me ndërhyrjen e tij në çastet e fundit.

1′ Nis dueli në Shkodër.

FORMACIONET ZYRTARE

dsffsdfsdfsdsfdfsdsfdfds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts